Kalendari
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër organizon event për fundvit
Duke qenë se jemi në muajin e fundit të vitit 2023, Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër organizon event, një darkë festive për fundvit, shkruan albinfo.ch.
Vlen të theksohet se ky event u është dedikuar afaristëve të RRBDSHZ-së dhe anëtarëve të rinj në çift dhe të gjithë ata që dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij rrjeti unik.
Njoftimi i plotë:
Ju ftojmë të jeni pjesë e një mbrëmjeje të veçantë:
DARKA FESTIVE E FUNDVITIT
Ky event u është dedikuar afaristëve të RRBDSHZ-së, anëtarëve të rinj, si dhe atyre që dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij rrjeti unik.
Mbrëmja do të mbahet më:
15 dhjetor 2023, prej orës 18:00.
Në restorantin Allresto Bern.Effingerstrasse 20, Bern – Schweiz
Ejani në çift, jeni të mirëseardhur. Me pagesë CHF 50 për person.
Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për t’u njohur mes vete, në një atmosferë të ngrohtë, mikpritëse dhe të bukur festive, të shoqëruar me muzikë. Konfirmoni ftesën deri më datën 12 dhjetor, përmes telefonit ose email-it.
Ju mirëpresim me nderime të ngrohta!
Kryesia e RRBDSHZ-së
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit15 Dhjetor 2023
- Ora18:00
- Data e përfundimit15 Dhjetor 2023 - 23:00
E-Diaspora
-
Klesta Krasniqi zgjedhet këshilltare komunale në Lausanne Shqiptarja Klesta Krasniqi është zgjedhur këshilltare komunale në Lausanne me grupin e partisë PLR.Les Libéraux-Radicaux Lausanne....
-
Shuma që shpenzoi mërgimtari për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë
-
Integrimi: Hapi i parë, si ta thyejmë izolimin
-
Gjuha shqipe në Zvicër, një realitet në rritje, që pret të njihet
-
Marigona do të ngjitet në skenën prestigjioze të operës në Frankfurt
Jeta në Zvicër
-
Fushata kundër ligjit për energjinë elektrike: Dhurohen 180,000 franga në mënyrë anonime A është kjo e ligjshme?...
-
Rezervime të vështira dhe përpikëri të pasigurt, treni i natës nuk përmbush pritshmëritë
-
A do të vizitohet Zvicra nga “Shenjtorët e Akullit” këtë vit?
-
Klesta Krasniqi zgjedhet këshilltare komunale në Lausanne
-
Shuma që shpenzoi mërgimtari për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë